Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi, katër fëmijë të plagosur nga përplasia kokë më kokë e dy mjeteve

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Greqi, katër fëmijë të

Një familje prej gjashtë anëtarësh, 2 prindërit dhe katër fëmijë të mitur, janë përfshirë sot në një aksident të rëndë në Greqi. Sipas mediave greke, ata ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre kur janë përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë.

Si pasojë fëmijët janë plagosur, ndërsa është vënë në pranga shoferi i mjeitit tjetër, i cili ka rezultuar se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Aksidenti ka ndodhur në Alexandroupoli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH