Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, humb jetën 43-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, humb jetën

Pamje tragjike kanë dal nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Vihet re që janë përplasur me njëri-tjetrin automjet tip “Benz”dhe“Skoda”, ku si pasojë ka mbetur e vdekur pasagjerja e këtij të fundit.

Mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshës 43-vjeçe, si dhe janë plagosur dretuesit e mjeteve,të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po vazhdon të hetojë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH