Kronikë

Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh/ Përplasen disa makina, plagosen pasagjerët

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh/

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, ku janë përplasur disa makina dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti me drejtues 35-vjeçarin me iniciale S. B. është përplasur me automjetin me drejtuese 25-vjeçaren me iniciale K. M..

Njoftimi policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35-vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25-vjeçe, banuese në Gramsh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH