Aktualitet

Aksident i rëndë, ndërron jetë gruaja 68-vjeçare

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë, ndërron jetë gruaja 68-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e 68-vjeçareje është regjistruar në aksion rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasja N.R., ndërsa e plagosur ka mbetur edhe shtetasja 71-vjeçare E.S., e fundit kjo që ndodhet në spital.

Viktima dhe e plagosura ishin pasagjere në mjetin tip “Suzuki”, që drejtohej nga shtetasi T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë, që u përplas me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues po në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH