Aktualitet

Aksident i rëndë, bie eskavatori nga Ura e Plirzës në Polican

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë, bie eskavatori nga Ura e Plirzës në

Një eskavator ka rënë nga Ura e Plirzës në Poliçan. Në bazë të informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Qerim Demiri, 60-vjeçari i cili drejtonte eskavatorin.

Ai është transportuar në Tiranë pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes” –sipas njoftimit të policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH