Aktualitet

Aksident i rëndë, 31-vjeçari në timon përplas për vdekje kalimtarin

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë, 31-vjeçari në timon përplas

(Foto ilustruese)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një 31-vjeçar, i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, ka përplasur për vdekje një kalimtar, i cili ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i automjetit është vënë në pranga, i akuzuar për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH