Aktualitet

Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30-minuta qarkullimi

Shkruar nga Liberale
Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30-minuta

(Foto ilustruese)

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip “Fiat Stilo” që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshirë katër automjete, dy prej të cilave “Mercedes Benz”, njëra e tipit “Wolsvagen Golf” dhe një “Fiat Stilo”.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara, duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.

Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip “Fiat Stilo” si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH