Aktualitet

Aksident i frikshëm tek "Ura e Tabakëve" në kryeqytet

Shkruar nga Liberale
Aksident i frikshëm tek "Ura e Tabakëve" në kryeqytet

Një aksident ka ndodhur tek Ura e Tabakëve në Tiranë, ku një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve, por që fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ka qenë pikërisht një pemë e cila ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët, por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.

Në fotot e publikuara nga faqja e Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dallohet automjeti ngjyrë gri i cili ndodhet në trotuarin afër shtratit të lumit Lanë i goditur me pemën. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH