Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në unazën lindore të Leçes.
Shkaku i aksidentit po hetohet nga policia. “Renault Modus” i kuq me të cilin po udhëtonte vajza 28-vjeçe përfundoi jashtë rrugës duke goditur parmakun. Përplasja ishte aq e fortë, saqë barriera mbrojtëse e rrugës depërtoi tërë makinën dhe kaloi në xhamin e përparmë, ku ndodhej shoferja.
Pamja e aksidentit, me parmakun e bllokuar brenda makinës dhe airbag-un që shpërtheu nga përplasja, është dramatike.
Në vendngjarje pasi u lajmërua, ambulanca shkoi menjëherë, dhe e ka shpëtuar vajzën për momentin, e cila sipas informacioneve fillestare është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën./Liberale.al/