Globi

Aksidentohet me një furgon, humb jetën shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet me një furgon, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar.

Mësohet se 40-vjeçari me inicialet S. G., i cili po udhëtonte me një motor, është aksidentuar nga një furgon, e për pasojë ka humbur jetën.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, shkruajnë mediat italiane, aq sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.

Në vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet, ndërsa është ndaluar shoferi i furgonit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH