Aktualitet

Akset e kalueshme dhe të pakalueshme, Policia: Jo mjete pa zinxhirë

Shkruar nga Liberale
Akset e kalueshme dhe të pakalueshme, Policia: Jo mjete pa zinxhirë

Policia ka njoftuar mbi situatën e reshjeve të dëborës në vendin tonë. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije situatën në akset e ndryshme nacionale në vend.

Pas disa orësh punime nga kompania kontraktore është bërë e mundur hapja e aksit Elbasan-Librazhd.

Situata aktuale:

1. Aksi rrugor Milot - Lezhë - Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.

2. Aksi rrugor Milot - Kukës - Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).

Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.

3. Aksi rrugor Elbasan - Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi Elbasan - Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;

4. Aksi rrugor Korçë - Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.

5. Aksi rrugor Korçë - Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta.Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.

6. Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;

7. Aksi rrugor Burrel - Bulqizë - Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.

8. Aksi rrugor Peshkopi - Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

9. Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.

10. Aksi rrugor Vau i Dejës - Pukë është i hapur.

11. Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.

Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH