Politikë

"Akademia e Shkencave, në paligjshmëri", Zhupa: Mandat i dytë përmes anëtarëve të kooperativave

Shkruar nga Liberale
"Akademia e Shkencave, në paligjshmëri", Zhupa: Mandat i

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën për shpalljen e papajtueshëm me Kushtetutën të zgjedhjes dhe mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Në deklaratën e saj nga selia blu, Zhupa tha se Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmëri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndësinë kombëtare që ajo ka për vendin.

Ajo shton se Skender Gjinushi po përgatitet në mënyrë po extra ligjore që ti japi vetes një mandat të dytë duke shfrytëzuar anëtaret e kooperativave të dikurshme.

Zhupa shprehet se “Shkenca dhe akademikët e vërtetë kanë nevojë për frymëmarrje, nuk kanë nevoje për politikë në forumet drejtuese të tyre, kanë nevojë për një vendimarrje të shpejtë dhe të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo i çliron ata nga presioni i madh politik ku ndodhen, të vetëm dhe pa asnjë mbrojtje ligjore”.

Deklarata e plotë:

Në datën 21 dhjetor 2022 në emër të 28 deputeteve, pra 1/5 së deputetëve të Kuvendit siç kushtetuta parashikon kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen e papajtueshëm me kushtetutën të zgjedhjes dhe mandatit të Skënder Gjinushit në krye të akademisë së shkencave si dhe interpretimin përfundimtar të nenit 92, gërma “g” të Kushtetutës për kompetencën e presidentit për të dekretuar kryetarin e akademisë sipas ligjit.

Sot po bëhen fiks dy muaj dhe ne presim ende që Gjykata Kushtetuese të na njoftojë sipas rregullave datën e shqyrtimit të çeshtjes në themel, e cila do duhet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe parashtrimeve të tyre, natyrshëm përmes zhvillimit të një seance plenare publike. Sepse transparenca dhe publiciteti janë mjetet kryesore jo vetëm të nevojshme në këtë rast, por dhe rrisin përgjegjshmërine e trupave gjyqesore në kete rast GJ.Kushtetuese.

1/5 e Deputeteve të Kuvendit, jane subjekt i pakushtëzuar që sipas kushtetutes nuk kanë nevojë të arsyetojnë se çfare i lidh ata me çeshtjen në fjalë dhe as mund të vleresohen apo të kalojnë në procedura legjitimimi.

Kjo  sepse janë pikërisht ata deputetet e Kuvendit të Shqiperisë, organi më i lartë vendimmarrës në një republikë parlamentare përfaqesues të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve dhe interesi i tyre është i legjitimuar pa asnjë dyshim.

Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmeri e paligjshmeri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndesinë kombëtare që ajo ka per vendin.

Skender Gjinushi po përgatitet në mënyrë po extra ligjore që ti japi vetes një mandat të dytë duke shfrytëzuar anëtaret e kooperativave të dikurshme.

Dhe çdo vonesë apo pengesë në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është  shenjë e mirë e natyrshëm do duket sikur lidhet me parapergatitjet për rikapjen politike dhe antikushtetuese të GJK.

Shkenca dhe akademikët e vërtetë kanë nevojë për frymëmarrje, nuk kanë nevoje për politikë në forumet drejtuese të tyre, kanë nevojë për një vendimarrje të shpejtë dhe të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo i çliron ata nga presioni i madh politik ku ndodhen, të vetëm dhe pa asnjë mbrojtje ligjore.

Gjykata kushtetuese ka detyrim që të tilla çeshtje ti marr në shqyrtim, pa vonesa, dhe të reagojë për ti dhënë vendit një akademi që funksionon në mënyrë ligjore. Mbetemi në pritje të njoftimit për seancën plenare publike prej Gjykatës Kushtetuese, për ta çliruar Akademinë, nga kthetrat e ministrave të diktaturës komuniste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH