Showbiz

"Ajo i braktisi për mua", të fshehtat e lidhjes së çiftit Macron

Shkruar nga Liberale
"Ajo i braktisi për mua", të fshehtat e lidhjes së

24 vjet diferencë, njihuni me të fshehtat e lidhjes së Brigitte dhe Emmanuel Macron

Në librin e vet “Revolucion” (Revolution), Emanuel Makroni i kushton disa rreshta njohjes me gruan e jetës së tij, teksa rrëfen edhe faktin që ai s'kishte asgjë në atë kohë, ndërsa guarja e tij e ardhshme braktisi gjithçka që kishte për të.

“Në atë kohë, ajo kishte tre fëmijë dhe një burrë. Ndërsa unë isha veçse një nxënës. Ajo nuk më dashuroi për atë që kisha. Për karrierën. Për mbështetjen apo sigurinë që i jepja. Ajo i braktisi të gjitha këto, për mua”

Libri “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”, nga gazetarja Sylvie Bommel e cila ndërton portretet e personaliteteve të fushave të ndryshme për revista si ‘Le Journal du Dimanche’ apo ‘Vanity Fair’, është ndërtuar një analizë e detajuar e raportit mes Emanuel Macron me gruan e tij që dikur e ka pasur mësuese letërsie, Brigitte Macron.

Libri vjen në formën e një biografie për Zonjën e Parë të Francës dhe përqëndrohet tek historia e dashuria e saj me Macron, 24 vite më i ri se ajo.

Përmes rrëfimit të historisë dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë sesi, një grua në një krahinë të vogël e rritur me motrat e saj, pati guximin e madh të përballet me familjen e saj dhe me moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vite më të ri se ajo./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1099817,1099821,1099819,1099815,1099816,1099818,1099820,1099823,1099824"]

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH