Life Style

Aida Shtino ‘shpërthen’ ndaj mjekëve: S’ka ushtri që ju mbron

               Publikuar në : 18:35 - 13/08/20 liberale

Ish-moderatorja Aida Shtino ka bërë një reagim të ashpër lidhur me situatën në spitalet Covid dhe sjelljen e mjekëve, duke akuzuar këta të fundit se nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon me vete.

Shtino i drejton disa pyetje mjekëve, duke i cilësuar ata si të pashpirt.

Ajo paralajmëron se kjo situatë do të krijojë një turmë të tërbuar që do vërsulet nga zemërimi për shkak se të afërmit e tyre po i kthehen në kavje laboratori.

A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????

Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!

A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????

A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????

Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”, shkruan Aida Shtino

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back