Aktualitet

Ahmetaj shpërthen kundër buxhetit 2020

Shkruar nga Liberale
Ahmetaj shpërthen kundër buxhetit 2020

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është bërë prezantimi nga Ministria e Financave për Buxhetin e vitit 2020.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.

"Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë  4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto" ka thënë ajo.

Por nga ana tjetër ish-ministri i Brendshëm, Arben Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike nuk është realiste dhe se duhet të ndryshohet.

“Investimet publike për vitin 2020 janë në rënie krahasuar me 2018. Pse i parashikoni investimet publike në reduktim kur nevoja për investime është e lartë.” tha ndër të tjera Ahmetaj, ndërsa theksoi se ky buxhet i sjellë nga ministria e Financave nuk e ka një titull./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH