Aktualitet

Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë: S’e kam unë vilën në Palasë

Shkruar nga Liberale
Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë: S’e kam unë

Beteja ligjore vazhdon. Avokatët e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe të ish-bashkëshortes së tij kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.

Bashkë me avokatët e Ahmetajt kërkesës i është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.

Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as e ish-bashkëshortes së tij që pretendon që e ka pasur thjeshtë në përdorim.

Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e heqjes së sekuestros së vilës në Hamallaj që është në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxhaj.

Të enjten e kaluar, Ahmetaj nën hetim për 4 akuza u pyet për 6 orë nga SPAK dhe agjentë të BKH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH