Aktualitet

"Ahmetaj, ministër për Rindërtimin", reagon Tedi Blushi

Shkruar nga Liberale
"Ahmetaj, ministër për Rindërtimin", reagon Tedi Blushi

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot Arben Ahmetajn si ministër për Shtetin për Rindërtim.

Propozimi i është nisur presidentit Ilir Meta.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?", shkruante Rama në Twitter.

Ndërkohë ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.

"Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin", shkruan Blushi në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH