Aktualitet

Ahmetaj i përgjigjet Valterit: Rindërtimi proces unik, po ecim me...

Shkruar nga Liberale
Ahmetaj i përgjigjet Valterit: Rindërtimi proces unik, po ecim me...

I thirrur në interpelancë nga deputeti Halit Valteri, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dha llogari në lidhje me procesin e Rindërtimit, ku ndryshe nga Valteri tregoi se procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të shpejta.

Ai tha se sot ka nisur Rindërtimi për dy pallate në Durrës, po avancon rindërtimi në Lac, si dhe është hapur ndërtimi te gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë.

Fjala e Ahmetajt: 

E vlerësoj shqetësimin tuaj legjitim dhe të vërtetë për cka po ndodh me procesin e rindërtimit, familjet që kanë nevojë për mbështetje. Kam detyrim t’ju jap informacion të detajuar.

Dua të ndaj me ju, pavarësisht cinizmit jashtë këtyre mureve, programi i Rindërtimit është unik. Italia, një nga 7 vendet më të zhvilluara ka nga 4 në 10 vite vonesë për procese të tilla.

Të katër programeve, në shumë pak vende në botë programi është kaq social sa shteti vendos të rindërtojë shtëpi. Italia jep për banorët e dëmtuar kredi të buts, ne hoqëm dorë nga kjo formulë, shteti mori përsipër ndërtimin që nga infrastruktura deri te pallatet.

Nga krahu tjetër na thoshin jepeni me qera ose të mos kenë të drejtë ta sheshin kurrë. Të gjithë cinikëve që pretendonin këto ne i kthyem përgjigje këtu në parlament. Nuk po them që gjërat janë berë perfekte, por po punohet me përgjegjshmëri. 34 miliard lekë janë për rindërtimin, nga të cilat janë alokuar 32 miliard lekë në 4 programe. 9,818 miliardë lekë është fondi për çdo bashki dhe është disbursuar 6 miliardë lekë 27 mijë e 594 familje përfituese vetëm nga një program.

Objektet arsimore, kemi 167 objekte për tu rindërtuar, sot u hap edhe Sami Frashëri, urime për nxënësve. Kam një dosje të detajuar. Familja Gjonkolaj për të cilën ke pyetur, trajtohet me bonus qeraje, i paguhet për 2+1. Janë paraqitur strukturat e PD,-së, por rasti në fjalë është trajtuar konform të gjitha procedurave, marrëdhënia ka qënë tepër korrekte me qytetarin. Kujtim Leti për të cilin pyetët, unë i kam dokumentet është gjithë zona jashtë zonës që përfiton nga gjendja e jashtëzakonshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH