Aktualitet

Agron Shehaj shkon në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat

Shkruar nga Liberale
Agron Shehaj shkon në zyrën e Edi Palokës për të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka shkuar personalisht në selinë blu për të verifikuar firmat e mbledhura nga Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar. Ish-kandidati për kryetar i PD shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për të sqaruar vërtetësinë e tyre.

“Jam këtu për të verifikuar nëse listat ekzistojnë”, u tha Shehaj gazetarëve.

Deputeti demokrat pasi pa disa lista mori në telefon disa prej firmëtarëve të formularëve. Një prej tyre i përkiste degës numër 5 në Tiranë.

“Kam ardhur për të verifikuar firmat. Më rezulton që ke firmosur. E konfirmon? Shumë mirë”, tha Shehaj ndërkohë që fliste në telefon, ndërsa pasi e fiku u shpreh: Iku njëra.

Sali Berisha pretendon se për mbledhjen e Kuvendit kanë firmosur më shumë se 4200 delegatë. Por nga ana e Lulzim Bashës, kjo konsiderohet si blof pasi sipas këtij të fundit, firmat duhet të dorëzohen në zyrën e protokollit të PD dhe jo në zyrën e Palokës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH