Sociale

"Agravojnë sëmundjet", apeli i mjekes: Kujdes nga sumplementet çudibërëse

Shkruar nga Liberale
"Agravojnë sëmundjet", apeli i mjekes: Kujdes nga

Suplementet që reklamohen si çudibërëse në trajtimin e shumë sëmundjeve, nuk janë të vërteta. Kështu shprehet “çudibërëse”, Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistit në një intervistë për Euronews Albania.

Ajo ngre alarmin, duke thënë se reklamat janë abuzive, pasi sëmundjet nuk mund të trajtohen vetëm me supelmente.

“Problemi që vërejmë është se abuzohet, luhet shumë me intrigimin e popullatës lidhur me efektet çudibërëse që mund të kenë dhe që nuk mendoj se merren realisht. Kishte suplemente që rekomandohen si çudibërës lidhur me shikimin, diabetin, reduktimin e peshës, në një kohë që shkaktarët e ktyre diagnozave janë patologji të mirëfillta dhe që nuk trajtohen me suplemente”, tha Toma.

Veç kostos financiare, ajo cfarë mjekët vërejnë janë dëmet e mëdha shëndetësore nga mos trajtimi i sëmundjes me barna nga mjekët specialistë.

“Dëmi financiar që ato të ardhura i kanë çuar drejt këtij përdorimi janë gjysma e të keqes, e keqja tjetër është se duke menduar se kanë gjetur formën me të shkurtër të trajtimit të problemti dhe problemi nuk është trajtuar ka çuar në agravim të situatës. Kam dëgjuar për probleme të prostatës të trajtohen me suplmente, kam dëgjuar dhe për probleme të shikimit, por mos të harrojmë që degradimi i këtyre problemeve të çon dhe në cënimin e jetës”, tha mjekja.

Ekpsertët apelojnë që të bëhët kujdes me përdorimin e suplementeve, të cilat janë thjeshtë shtesa ushqimore, por edhe pse janë pa recetë mjekësore duhet të merren në konsultim me specialistët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH