Globi

Agjëruan për vdekje "për të takuar Jezusin", shkon në 336 numri i viktimave të gjetura në pyll

Shkruar nga Liberale

Dhjetë trupa të tjerë u gjetën të premten në pyllin Sakahola të Kenias, duke e çuar në 336 numrin e viktimave të sektit që agjëruan për vdekje "për të takuar Jezusin", siç u bëri thirrje besimtarëve i vetëshpalluri "Pastor" Paul Nthenge Mackenzie.

Pas Presidentit Ruto, Ministrja e Punëve të Brendshme Kithure Kidiki "kërkoi falje" publikisht për mosveprimin e autoriteteve, duke pranuar se një vigjilencë më e madhe mund të kishte parandaluar tragjedinë. “Unë do të doja t'u kërkoja falje kenianëve, siç bëri presidenti ynë. Është e qartë se ka patur plogështi si nga qeveria e mëparshme ashtu edhe nga qeveria aktuale, gjë që fatkeqësisht ka çuar në vdekjen e shumë qytetarëve në Sakahola”, tha ai.

Dy muaj pas zbulimit të rastit të tmerrshëm që tronditi Kenian, operacioni i kërkimit në pyllin Sakahola është pezulluar përkohësisht.

Nga sa është bërë e ditur deri tani, rezulton se shumica e viktimave kanë vdekur nga uria, me sa duket duke ndjekur urdhrat e “pastorit”. Disa nga viktimat, duke përfshirë fëmijë të vegjël, u mbytën ose u rrahën për vdekje. Në disa raste, organet mungonin dhe autoritetet po hetojnë mundësinë e përfshirjes së një rrjeti të trafikut organesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH