Globi

Agjenti drogon çiftin italian dhe dhunon seksualisht gruan

Shkruar nga Liberale
Agjenti drogon çiftin italian dhe dhunon seksualisht gruan

Një agjent i pasurive të paluajtshme është arrestuar në Milano, pasi dyshohet se drogoi një çift e më pas përdhunoi me gruan.

Hetuesit po hetojnë të gjithë kontaktet e burrit për të konstatuar nëse ka viktima të tjera.

Burri u arrestua më 8 nëntor nga karabinierët, me akuzën e dhunës seksuale pasi kishte droguar një çift të ri dhe kishte dhunuar gruan gjatë një takimi për blerjen e një shtëpie.

Hetuesit besojnë se ai ka abuzuar në të njëjtën mënyrë edhe me viktima të tjera.

Omar Confalonieri, i dyshuar për përdhunim është pronar i një agjencie imobiliare në Milano dhe ka në dispozicionin e tij apartamente dhe dhoma të shumta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH