Globi

Agjentët e 'fshehtë' kapin 4.3 ton kokainë në Itali, 38 të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Agjentët e 'fshehtë' kapin 4.3 ton kokainë në

Sekuestrohet 4.3 ton kokainë, ndër sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Evropë. Tridhjetë e tetë të arrestuar pas operacionit

Mbi 60 oficerë policia ekzekutuan urdhrin dhe çuan në burg 38 persona, të cilët u kapën në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi , të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Hetimet zgjatën për më shumë se një vit dhe filluan me bashkëpunimin edhe të policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të hetimeve e të sigurisë së brendshme.

Provat janë mbledhur edhe nëpërmjet përdorimit të agjentëve 'të fshehtë', të cilët depërtuan në organizatë duke simuluar dhe menaxhuar pjesën logjistike të trafikut. Mbledhja e provave u bë e mundur përmes 19 dërgesave të kontrolluara, të cilat u zhvilluan midis majit 2021 dhe majit 2022.

Janë sekuestruar në Trieste plot 4.300 kg kokainë, sasi për të cilën llogaritet të jetë paguar rreth 96 milionë euro nga grupet kriminale të blerësve në Europë.

Në tregun italian, nga ana tjetër, nëse do të shitej me pakicë kjo sasi do ta kapte një vlerë prej të paktën 240 milionë euro. Gjatë operacionit, përveç automjeteve të ndryshme , përfshirë një kamion dhe një fuoristradë me vlerë mbi 100 mijë euro, u sekuestruan rreth 2 milion euro “cash”, si dhe burime të tjera të mëdha financiare.

Organizata kriminale vepronte në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri. Policia italiane do të dalë në drekë në një konferencë për detaje lidhur me këtë mega-operacion. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH