Aktualitet

Agim Kajmaku sot para gjykatës, vendoset për 'fatin' e tij

Shkruar nga Liberale
Agim Kajmaku sot para gjykatës, vendoset për 'fatin' e tij

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku do të ketë sot seancën paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës.

Kajmaku u denoncuar nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi, ndërsa prokuroria dyshon se ai falsifikoi dokumentet duke vepruar si kryetar bashkie edhe pasi ishte shkarkuar nga KQZ-ja.

Kajmaku akuzohet për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.

Gjykata do të vendos sot nëse çështja Kajmaku do të kalojë për gjykim, do të rrëzohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme. Kajmaku ndodhet në arrati që nga momenti që u shpall në kërkim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH