Globi

Ofronte “masazhe”! Dënohet me 16 vjet burg gruaja që grabiti 9 burra (nga 27 deri në 83 vjeç)

Shkruar nga Liberale

Dënimi ishte më i rëndë se kërkesa e prokurorisë (15 vjet). Mbrojtja e Tiziana Morandi ka njoftuar tashmë një apel

Gjykata e Monzës dënoi Tiziana Morandi, me gjashtëmbëdhjetë vjet e pesë muaj. Ajo u shpall fajtore se kishte joshur dhe droguar 9 burra, pasi u kishte ofruar masazhe përmes rrjeteve sociale , duke përfituar nga pamundësia e tyre për t'u mbrojtur. Dënimi ishte më i rëndë se kërkesa e prokurorisë prej 15 vitesh. Avokati i saj mbrojtës e ka inkimuar çështjen.

Kush është Tiziana Morandi Tiziana Morandi, 48 vjeçe, me origjinë nga Bellusco. Faktet e akuzës datojnë në verën e vitit 2021. Sipas akuzës, gruaja i joshte viktimat në rrjetet sociale ose me një pije në një lokal në provincën e Monzas, më pas u derdhte pika benzodiazepine për t'i narkotizuar dhe për t'i grabitur. Teknika e përdorur u rindërtua nga hetimet e koordinuara nga prokurorët e Monzës, Carlo Cinque dhe Marco Santini, të cilët kërkuan dhe siguruan aktakuzën e tij për krime të ndryshme, përfshirë vjedhjen dhe përdorimin e pahijshëm të kartave të kreditit.

Janë identifikuar 9 viktima, të gjithë meshkuj, nga 27 deri në 83 vjeç. Gruaja ka dëshmuar se është gjithmonë e pafajshme, duke pretenduar se ndoshta “ata burra donin më shumë nga çfarë i donte ajo”. Përmes avokatëve mbrojtës, ajo ka bërë të ditur se ka ndërmend të apelojë çështjen. Një nga 9 burrat që përfunduan në “rrjetën” e saj tha se kishte pësuar një aksident me makinë pasi ishte droguar.

Vendimin, siç saportohet nga Corriere della Sera , e akuzuara "e priti me një buzëqeshje karshi avokatit të saj, ndoshta duke menduar për procesin e mundshëm të apelit". Morandi mbahet në burgun e San Vittore në Milano që nga fundi i korrikut 2022. /Liberale.al/

Poll
SHQIPENGLISH