Aktualitet

Afera e inceneratorëve/ Ishte shpallur në kërkim, Stela Gugallja ndalohet në Austri

Shkruar nga Liberale
Afera e inceneratorëve/ Ishte shpallur në kërkim, Stela Gugallja

News 24 raporton se Stela Gugallja, emri i së cilës është përfshirë në aferën e inceneratorëve është ndaluar në Austri. Ajo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Stela Gugallja ishte në kërkim, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Kokës me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.

Kujtojmë se, për aferën e inceneratorëve u arrestuan ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH