Aktualitet

Afera 400 milionë euro me inceneratorët, Tabaku nxjerr videon e Ramës

               Publikuar në : 18:43 - 27/08/20 liberale

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku pasi SPAK nisi hetimet për 3 inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit i ka kujtuar Ramës premtimin se do të dorëhiqej si kryeministër nëse do të provohej se kushtonin 430 milionë euro.

Ajo shprehet se Rama u betua, por tashmë që shifra u provua ai i shmanget përgjegjësisë.

Sa i përket vjedhjes me inceneratorët, Tabaku siguron se paratë që ka marrë qeveria nuk do të harrohen apo të falen.

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

I vendosur përpara fakteve nga PD për koncesionin 400 mln euro, gënjeshtari mohoi shifrën dhe u betua se nëse e provonim atëherë do të dorëhiqej. Prova është investigimi që e nxorri zbuluar.

Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Dëgjojeni dhe shiheni edhe një herë si është zotuar dhe mos harroni që sa herë që flet ka një gënjeshtër. Fshihet pas të tjerëve kur vjen fjala tek përgjegjësia, frikacaku që i shmanget përgjegjësisë së premtimit të bërë publikisht.

I vendosur përpara fakteve nga PD për koncesionin 400 mln euro, gënjeshtari mohoi shifrën dhe u betua se nëse e provonim atëherë do të dorëhiqej. Prova është investigimi që e nxorri zbuluar.Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Dëgjojeni dhe shiheni edhe një herë si është zotuar dhe mos harroni që sa herë që flet ka një gënjeshtër. Fshihet pas të tjerëve kur vjen fjala tek përgjegjësia, frikacaku që i shmanget përgjegjësisë së premtimit të bërë publikisht.

Gepostet von Jorida Tabaku am Donnerstag, 27. August 2020

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back