Globi

Afër 50 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Shkruar nga Liberale
Afër 50 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 49.963, pasi 3.178 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 869.172, me 26.548 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara, shkruan AA.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 219.764 të infektuar, Italia me 189.973 dhe Franca me 159.495. Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijojnë New Jersey dhe Massachusetts.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH