Globi

Aeroplani hedh karburantin mbi një shkollë, lëndohen 60 persona

Shkruar nga Liberale
Aeroplani hedh karburantin mbi një shkollë, lëndohen 60 persona

Një avion me probleme mekanike është detyruar të lëshojë një pjesë të karburantit mbi një zonë të banuar në periferinë e Los Angelosit.

Për rrjedhojë, kanë mbetur të plagosur të paktën 60 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.

Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë mbetur të lënduar kur një pjesë e karburantit të hedhur përfundoi në këndin e tyre të lojërave në një shkollë fillore.

Avioni Delta ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Los Angelosit dhe ishte drejtuar për në Shangai, por papritur është detyruar të kthehet në aeroportin nga u nis për shkak të një defekti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH