Life Style

“Dukesh si burrë” Adrola Dushi i kthehet komentueses

               Publikuar në : 14:04 - 13/01/21 liberale

Adrola Dushi, një nga modelet më të bukura shqiptare merr gjithnjë vëmendjen me postimet e saj në rrjete sociale dhe këtë herë ajo ka publikuar një video ku shfaqet e kuruar në detaje sa i takon makeup-it dhe flokëve.

Mirëpo mes komplimentave të shumta për modelen, ka patur dhe një koment të tillë nga një ndjekëse e cila shkruan se Adrola i duket si burrë.

Ndoshta prisnit që modelja t’i kthehej me të njëjtën monedhë, por jo. Adrola e ka marrë me sportivitet duke komentuar disa emoji të qeshurash.

Më pas ndjekësja i shkruan se e xhelozon sepse është shumë e bukur por e tepron me makeup-in. Adrola i ka shpjeguar se puna e saj kërkon makeup-e e transformime të ndryshme për t’iu përshtatur konceptit që është vendosur.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back