Aktualitet

Adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre

               Publikuar në : 19:49 - 29/09/20 liberale

Në vitin 2016 qeveria prezantoi Projektin e Regjistrimit të Adresave dhe Shtetasve i njohur ndryshe si projekti “një qytetar një adresë”. Në vendin tonë aktualisht ekziston një sistem me një total prej rreth 1.4 milionë adresash. Ditët e fundit, disa qytetarë kanë raportuar probleme me regjistrimin.

Pranë njësisë numër 5 në Tiranë, qytetarë të revoltuar tregojnë për Euronews se ju kanë ndryshuar adresën e vendbanimit pa kërkesën dhe dijeninë e tyre.

“Shkoj të bëj dokumentin e pasaportës dhe më del që vendbanimi më ka shkuar në Sarandë. Unë banoj në Tiranë, por kam një shtëpi pushimi atje. Se si e kanë bërë unë se kam idenë fare”, shprehet një qytetar.

Një qytetar tregon se teksa banesa e tij ndodhet në territorin e njësisë numër 1 në Tiranë e kanë transferuar në një qytet tjetër. Më konkretisht aty ku bashkëshortja ka jetuar përpara martese.

Teksa çifti është celebruar në njësinë 1 në Tiranë, ku kanë regjistruar edhe fëmijët e lindur, tashmë e gjitha familja rezulton me vendbanim në Krujë.

“Nga një aplikim që më duhet të bëja për të marrë certifikatën personale u futa tek e-Albania, vendbanimi im ishte zhvendosur në Golem Kavajë. Unë gjithë jetën lindur e rritur në Tiranë, në Golem kam një shtëpi plazhi. Tani kam bërë një ankesë për ta ndryshuar vendbanimin për ta kthyer aty ku e kisha”, shprehet banori.

Pranë njësisë administrative numër 5 punonjësit jashtë kameras deklarojnë se ky problem është shfaqur gjatë tre javëve të fundit, dhe se nuk varet prej tyre.

Bledar Doracaj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, tregoi për Ilva Now se çfarë po ndodh me sistemin e adresave dhe pse ka ankesa të qytetarëve për ndryshim pa dijeni të tyre.

Doracaj tha se prej 30 vitesh që sistemi i adresave nuk punon dhe qytetarët janë marrë vesh me pika referimi popullor. Ai tregoi se në vitin 2016 qeveria akordoi një fond për krijimin e një sistemi të ri adresash, procesi kishte të bënte me intervistim në terren të qytetarëve dhe se në vitin 2019 nisi implementimi i projektit duke bashkuar dy regjistrat, regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe atë të adresave.

“Gjatë bashkimit të dy regjistrave… është një numër i konsideruar… nuk dua të hidhem te shifrat, nuk është gabim as mbivendosje, është një numër qytetarësh që nuk janë gjendur në adresën ku jetojnë apo ku janë deklaruar, por në një adresë tjetër. Gjatë bashkimit të regjistrave qytetarët që janë gjetur gjatë intervistimit u konstatua se ata nuk banojnë aty ku e kanë deklaruar, dhe ku janë bashkuar regjistrat u del se vendbanimi u del si për shembull te njësia 5 në Tiranë dhe adresa u del në Kavajë, Vlorë… qytetarëve që kanë shtëpi të dyta

Vendbanimi ndryshohet duke u paraqitur vetë me dokumentacion përkatës te zyra e gjendjes civile ku do të shkojë, ky është një konflikt që është krijuar te adresat, që do të thotë rrjedhimisht as qendrat e votimit as lista e zgjedhjeve, aty ku kanë votuar në 2019-ën, 2017-ën… do të votojnë edhe në 2021-in atje ku kanë votuar, vetëm nëse e kanë ndryshuar vetë vendbanimin më pas,” – tha Doracaj.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back