Aktualitet

Adoleshenti shqiptar dhunon dhe kërcënon bashkëmoshatarin, policia e arreston bashkë me nënën

Shkruar nga Liberale
Adoleshenti shqiptar dhunon dhe kërcënon bashkëmoshatarin,

Një 16-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas mediave greke, një incident i pabesueshëm mes të miturve ka ndodhur në Heraklion, sipas asaj që ka denoncuar para autoriteteve babai 15-vjeçarit grek, mbrëmjen e së dielës.

Shqiptari pasi ka debatuar me 15-vjeçarin, më pas e ka rrahur dhe kërcënuar me tub hekuri dhe një thikë.

Pas denoncimit, 16-vjeçari u arrestua. Po ashtu në pranga përfundoi edhe nëna e tij për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH