Globi

ADN-ja e lashtë zbulon sekretet e viktimave të Pompeit

Shkruar nga Liberale
ADN-ja e lashtë zbulon sekretet e viktimave të Pompeit

Studiuesit që studiojnë mbetjet njerëzore nga Pompei, kanë nxjerrë sekrete gjenetike nga eshtrat e një burri dhe një gruaje që u varrosën kur qyteti romak u përfshi nga hiri vullkanik.

Ky i parë "gjenom njerëzor Pompeian" është një grup pothuajse i plotë i "udhëzimeve gjenetike" nga viktimat, të koduara në ADN-në e nxjerrë nga kockat e tyre.

ADN-ja e lashtë u ruajt në trupa që ishin mbështjellë në hirin e ngurtësuar nga koha.

Studimi gjenetik zbuloi se skeleti i burrit përmbante ADN nga bakteret që shkaktojnë tuberkulozin, duke sugjeruar se ai mund të kishte pasur sëmundjen para vdekjes së tij. Dhe një fragment kocke në bazën e kafkës së tij përmbante mjaftueshëm ADN të paprekur për të përpunuar të gjithë kodin e tij gjenetik.

 

Përshtatur nga: Liberale.al.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH