Aktualitet

Administritori i ‘Gega Oil’, letër Denajt: Po keqinformoni Ramën

               Publikuar në : 12:48 - 14/08/19 LP

Administrator i kompanisë  “Gega Oil”, Paulin Gega, i shpallur në kërkim nga policia për evzion fiskal, ka reaguar sërish pë situatën me bizneset e tij.

Gega i ka dërguar një letër ministres së Financës Anlia Denaj, që të deklarohet e vërteta tek Drejtoria e Doganave dhe Kryeministri, pasi sipas tij janë keqinformuar për situatën.

Ai shkruan se në Porto Romano nuk ka pasur difernca të paligjshme, pasi ato janë të deklaruara.

Jam shume i habitur qe po abuzohet me emrin tim ne Porto Romano me Genklaudis sha, sikur gjoja ka diferenca te paligjshme !
Ato jane firot ligjore, qe Drejtori i Doganes dhe administrata qe ai drejton i di shume mire.
Firot jane te dokumentuara dhe te pranuara ligjerisht nga dogana !

Te kerkoj me shume insistim dhe dashamiresi, nuk dua asnje favor, por thjesht te komunikohet e verteta tek Drejtoria e Doganave dhe Kryeministri i Shqiperise, te cilet mesa duket jane te keqinformuar mbi situaten!

Kompania Genklaudis sha ka dhe une Paulin Gega kemi qene gjithmone ne krye te kontributit per te ndihmuar doganen dhe shtetin me realizimin e planeve te ndryshme SA HERE na eshte kerkuar! Prandaj sot te lutem, kerkoj perkrahjen tuaj, si dhe ate te strukturave shteterore qe te gjendet e drejta ime.

Kerkoj te vihet ne vend imazhi i kompanise time, per te cilin kam investuar nje jete te tere per ta ndertuar e per ta ngritur ne rang kombetar”, thuhet në letrën e Gegës, zbardhur nga BW./Gazeta Liberale

(Visited 88 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *