Aktualitet

Administrata del nga karantina dhe nis punën normalisht

Shkruar nga Liberale
Administrata del nga karantina dhe nis punën normalisht

Pas rreth tre muajsh kufizimesh dhe punë online për shkak të pandemisë së koronavirusit, administrata ka dalë nga karantina për të vazhduar punën normalisht.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shfuqizojë ligjin për kohëzgjatjen e pushimit të administratës, duke autorizuar atë të nisë punën normalisht.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të lirimit të masave për hapjen e vënë në zbatim prej datës 1 qershor. Vendimi mban firmën e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi nga data 4 qershor.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1145489,1145488,1145487"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH