Aktualitet

Ademi përgënjeshtron Manjën: Demagogji, nuk më ftoi në Komision

Shkruar nga Liberale
Ademi përgënjeshtron Manjën: Demagogji, nuk më ftoi në

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për mosmarrjen pjesë në Komisionin  e Ligjeve.

Në një status në rrjetet sociale, Ademi thotë se nuk ka mrrë asnjë ftesë, të asnjë lloj forme dhe se ka paraqitur personalisht shqetësimet e saj.

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka pasur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka pasur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e radhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave”, shkruan Ademi.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Manja tha se i kishin dërguar ftesë Ademit, por ajo nuk ka marrë pjesë për shkak të angazhimeve.

“I kemi bere ftese për të qenë në seancën dëgjimore edhe shoqatës se bashkive që e drejton kryetarja në detyre e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komunikim me Ademin, ajo ka njoftuat se për shkak të angazhimeve nuk merr pjese në komision, por ka dërguar një material me shkrim”, tha Manja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH