Aktualitet

Ademi i jep fund bojkotit, merr pjesë në Këshilli Bashkiak të PS

Shkruar nga Liberale
Ademi i jep fund bojkotit, merr pjesë në Këshilli Bashkiak

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit Voltana Ademi ka marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Kryebashkiakja në detyrë është shprehur se ndodhet në atë sallë për t’i shërbyer qytetarëve.

Jam në këtë sallë për t’i shërbyer qytetarëve të mi, paketa fiskale dokument i rendësishëm”, ka thënë ajo.

Ademi qëndron në detyrë, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, të cilin PD e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ndërsa së fundi edhe Prokuroria ka thënë se Pjetri ka qenë i dënuar në Itali, ndërsa diçka të tillë nuk e ka deklaruar.

Kujtojmë që Këshilli Bashkiak i Shkodrës u konstitua mes tensionesh më 19 gusht të këtij viti. Kryetare e këtij Këshilli u zgjedh Brisela Kadia me 42 vota, ndërsa u zgjodhën edhe tre nënkryetarët e tjerë: Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH