Showbiz

Adelina Tahiri, pas kritikave: Burrin e mora maqedonas, sepse shqiptarët janë të prapambetur

Shkruar nga Liberale

Adelina Tahiri, këngëtarja e njohur shqiptare nga Shkupi pas martesës ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj, duke u shkëputur nga bota e artit.

Ajo është martuar me një nga avokatët më të pasur në Maqedoninë e Veriut, Serjoza Markov, me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Por e mërzitur nga komentet e shumta që i bëjnë për burrin, së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një deklaratë e Adelina Tahirit, e cila shprehet: E mora burrin maqedonas, sepse shqiptarët janë të prapambetur.

Duket si një zemërim i këngëtares, ngaqë shumë komentues i vënë në dukje diferencën e moshës që ka me bashkëshortin.

Më parë në rrjetet sociale ajo është përballur me komente të tipit “shumë plak e ke burrin”, komente që e kanë nervozuar jo pak këngëtaren shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Adelina është shprehur se nuk u martua për t’i pëlqyer burri i saj të tjerëve, por sepse e donte.

“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”- ka qenë reagimi i këngëtares. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH