Aktualitet

Abuzuan seksualisht me të miturën, 5 të arrestuar në Mirditë

Shkruar nga Liberale
Abuzuan seksualisht me të miturën, 5 të arrestuar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, duke u bërë kështu e disata herë që ngjarje të tilla përsëriten në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 5 persona të moshave nga 17 - 44 vjeç, pasi kanë abuzuar me një vajzë të mitur.

Forcat e rendit bëjnë me dije se keta shtetas me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH