Aktualitet

Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 22-vjeçari në Kamëz

Shkruar nga Liberale
Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 22-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

Sipas BW, ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj. Ata e kanë denoncuar menjëherë në polici.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin Ardit Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve.

Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH