Aktualitet

Abuzoi me minorenen, familja çonte vajzën të kujdesej për 72-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Abuzoi me minorenen, familja çonte vajzën të kujdesej për

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një 72-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare. 72-vjeçari i arrestuar Barjam Tusha e ka pranuar krimin para uniformave blu, por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Ndërkohë, bazuar në dëshminë e të miturës para policisë, abuzimi dyshohet të ketë nisur 3-4 vite më parë, kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtëpinë e Tushës me qira, derisa ndërtuan shtëpinë e tyre, po në të njëjtën lagje. Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72-vjeçarin.

Duke qenë se ai jetonte vetëm, sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17-vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushës, t’i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here, shkruan Klan Plus.

Në këto raste ai ka abuzuar me të miturën, ndërsa kjo e fundit nuk tregonte sepse i vinte turp. Kohët e fundit 17-vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj, të cilit ia tregoi se here pas here, Barjam Tusha kishte abuzuar seksualisht me të. Djali e bindi që ta denonconte në polici ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH