Aktualitet

Abuzimet me pronat/ Dënohet për herë të dytë biznesmeni nga Vlora

Shkruar nga Liberale
Abuzimet me pronat/ Dënohet për herë të dytë biznesmeni

Pëllumb Petritaj, i marrë disa herë i pandehur nga prokuroria për “Falsifikimin e dokumenteve”, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Vlorës dhe “Pastrim parash”, është dënuar me 5.4 vite burgim nga gjykata e Vlorës.

Dënimi me 5.4 vite burgim për Pëllumb Petritaj është i dyti, pasi në muajin prill 2018, Petritaj, është dënuar sërish nga gjykata e Vlorës me 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit.

Petritaj, akuzohej nga prokuroria e Vlorës për falsifikimin e një vendimi gjyqësor që mban datën 4 maj 1996, ku është vendosur vërtetimi i faktit të lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë së të ndjerit Seit Shehu,duke përcaktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë Kutbi Shehu, Ramis Shehu, Merjeme Shehu.

Ky vendim është pasqyruar sikur të ishte dhënë nga treshja e gjyqtareve Anila Hamzaraj, Anila Galanxhi dhe Gjinovefa Gaba. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke rreth 32 mijë metra katror, që ndodhen në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Në pretencën e tij, prokurori Albert Kuliçaj i kërkoi gjykatës dënimin me 8 vite burgim të Petritaj. Kjo masë dënimi u miratua nga gjyqtari Haluci, i cili në përfundim të procesit gjyqësor vendosi shpalljen fajtor dhe dënimin me 8 vite burgim të Petritaj për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Por për shkak se biznesmeni Petritaj ka hyrë me gjykim të shkurtuar në këtë çështje, dënimi i tij përfundimtar është dhënë në masën e 5.4 vite burgim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH