Aktualitet

Abazoviç në konferencën me Ramën: Marrëdhëniet tona janë shembull, e ardhmja jonë BE-ja

Shkruar nga Liberale
Abazoviç në konferencën me Ramën: Marrëdhëniet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha foli për një të ardhme mes dy vendeve me prosperitet.

Ai tha se, e ardhmja e dy vendeve është Bashkimi Europian.

“Sot dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të së ardhmes së përbashkët. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimet për projektin e urës në Bunë, që do mundësojë të bëhet një produkt i ri turistik. Synimi ynë është që njerëzit të kenë akses më të lehtë. Folëm edhe për lundrueshmërinë e Bunës, Rama mori disa hapa për lëvizjen e papenguar në të. Pra, dëshirojmë të bëjmë çdo gjë, edhe kur bëhet fjalë për punë të brendshme. E shohim perspektivën në raporte të ndërsjella. Jemi të dedikuar drejt BE, duam të japim kontribut. Raportet mes dy qeverive janë shembull për Ballkanin shembull që duhet ta ndjekin edhe vende të tjera në rajon. Shqipëria e Mali i Zi sot me krenari mund të thonë se marrëdhëniet janë ngritur në nivele më të larta. Gjërat negative t’i lëmë pas vetes e thjesht të shohim drejt të ardhmes”, tha Abazoviç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH