Aktualitet

Abazi publikon tabelën: Diferencë e ngushtë me PSD-në Njësinë 10

Shkruar nga Liberale

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, që në këto zgjedhje garuan si të pavarur ,vijojnë pretendimet për manipulime votash.

Boiken Abazi, i cili më 25 prill ishte alternativa me numrin 13 në qarkun e Tiranës, ka publikuar në rrjetet sociale një tabelë krahasuese mes tij dhe PSD-së së Tom Doshit, në të gjitha njësitë e kryeqytetit.

Ajo që bie në sy është diferenca e ngushtë mes Abazit dhe Doshit në Njësinë Nr.10 ku pati votim dhe numërim elektronik. Diferenca mes PSD-së dhe Abazit në këtë njësi është vetëm 29 vota.

Ndërkaq në njësitë e tjera të kryeqytetit ku nuk pati votim dhe numërim elektronik diferenca mes dy kandidatëve është e lartë, mesatarisht mbi 500 vota për partinë e Tom Doshit.

“Shpërndarja gjeografike e 3000 votave (që nuk na i prekën dot) në Qarkun Tiranë dhe krahasimi me PSD, marrë parasysh edhe votimin elektronik”, shkruan Abazi, duke publikuar edhe tabelën krahasuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH