Aktualitet

A u largua Meta nga vendi dhe pse Rama është i interesuar për hetimin ndaj tij? Rrëfimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në studion e Fevziut

Shkruar nga Liberale
A u largua Meta nga vendi dhe pse Rama është i interesuar për

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 Tetorit, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv.

Ish-Kryeministri Berisha i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan u shpreh se Edi Rama është i frikësuar dhe këtë e kuptoi herën e fundit që opozita ishte në parlament ku shënoi ditën e betejës pa kthim. Ai u shpreh se Rama asgjësoi opozitën pasi opozita në parlament nuk kishte asnjë kompetencë ligjbërëse.

Ndër të tjera i pyetur nëse mendon që akuzat e tij nga SPAK mund të jenë ndikuar nga SHBA, Berisha u shpreh që në qoftë se kjo është bërë për atë shkak ky është shërbimi më i keq që i kanë bërë pasi është shprehur që, në momentin që do të dalin fakte, do të largohet nga politika.

Blendi Fevziu: A e dinit që ishte nën hetim kjo çështje? A ju kishin ardhur fjalë nga familjarë të z.Malltezi që ishin thirrur në SPAK? A kishit dijeni që kjo çështje mund të shpërthente së fundmi? A keni frikë nga SPAK-u?

Sali Berisha: Më kishin ardhur. Unë nuk jam kurrë kundër hetimit. Kallëzimi u bë publik nga Taulant Balla, ishte kallëzim fund e krye i rremë, dhe morën kohën e hetimit. Pas 3 vitesh hetimi, Jamarbër Malltezi paditi Taulant Ballën në SPAK për padi të rreme.

Blendi Fevziu: Si e mësuat lajmin?

Sali Berisha: Nuk kisha informacion. Në shtëpi isha, e mora vesh, nuk u çudita se ne jemi në regjim diktatorial, regjim mafioz. Në vendimin e tyre kanë përfshirë çdo pronë që ai ka patur para vitit 2005. Ky është stalinizëm i mirëfilltë. Nuk më çudisin këto.

Blendi Fevziu: Policët që erdhën në seli, pse nuk pranuat që të takoheshit?

Sali Berisha: Ata nuk mund të shkelin në seli. Të shkojnë në banesë jo në seli. Në seli vetëm se sekretari i përgjithshëm i kishte patur vartës, edhe….por në seli nuk mund të shkelin.

Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Sali Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol.

Blendi Fevziu: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Sali Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej.

Robert Rakipllari: SPAK-u sot është një institucion që shqiptarët kanë besim, është ngritur me 140 vota në parlament. Ka arrestuar zyrtarë të maxhorancës aktuale, të niveleve të larta. Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria. Nga vendet më të korruptuara. Drejtësia këtu nuk ka dënuar njeri.

Sali Berisha: Kush tha? Janë dënuar dy kryeministra.

Robert Rakipllari: SPAK deri tani ka goditur vetëm maxhorancën. Pse është i interesuar Rama që të procedoheni ju kur ju në zgjedhje ju mundi?

Sali Berisha: Mori fund ajo kohë. Ai e kuptoi që dita e fundit e opozitës në parlament shënoi ditën e betejës pa kthim. Për periudhën që udhëheq për shkak të veprimeve që kreu e asgjësoi opozitën ‘de facto’. Ne hynim në parlament njësoj si qytetarët e thjeshtë. Nuk kishim asnjë kompetencë ligjbërëse. Kemi dorëzuar 31 ligje dhe i mban Linda e parlamentit në sirtar.

Blendi Fevziu: Ju akuzoni Ramën për çështjen tuaj. Ka shumë veta që thonë që Rama nuk ka kontroll mbi SPAK-un dhe e ka frikë vetë. A është kjo një kërkesë e SHBA.

Sali Berisha: Nuk e di. Në qoftë se kjo është bërë për atë shkak ky është shërbimi më i keq që i kanë bërë. Në momentin që të nxjerrin një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berisha, Sali Berisha largohet nga politika. Me dosjen që nxorrën me hetim pas tre vitesh dhe nuk povuan asnjë akuzë ata më ndihmuan.

Pyetje: Unë kam lexuar vendimin e gjykatëses Irena Gjoka dhe jam dakord që marrëdhëniet e Malltezit me ortakët janë private. Por sa pronarë ka pasur Shqipëria dhe a kanë pasur të gjithë këtë mundësi që ta marrin pronën e tyre kur ka kaq shumë probleme mes fiseve? Të ju kthehet nga terren sportiv në terren banimi? Si është e mundur që ndërtohen 17 kulla?

Sali Berisha: Asnjë kullë, zero kullë.

Pyetje: 60 mijë pronarë, raste që akoma nuk e kanë marrë pronën e tyre. Edhe komuniteti mysliman thotë se 70 për qind e pronave të tyre nuk u janë kthyer?

Sali Berisha: Gjatë mandatit 1992-1997, 80% të të dosjeve të pronësisë në Tiranë, kanë marrë zgjidhje. Pronarë kanë qenë 800 mijë dhe kam keqardhje për ata 60 mijë. Ky është në këmbë dhe drejton këtë emision, është nga pronarët dhe mund të ketë marrë 10 -15% të pronës së tij. Fisi Begeja, pas Toptanëve, kanë qenë pronari i tretë i tokave më të mëdha në Tiranë. Jamarbër Malltezi, në të gjitha variantet, ndonëse me gjyshe pronare të madhe në Tiranë, gjysh pronar të madh në Shkodër, nuk ka marrë absolutisht, as 10% të sipërfaqeve që i takonte dhe sot ata mund të kenë edhe 30-50 fishin si trashëgimi të atyre që përmend ti. Në atë zonë, nuk kanë pasur 38 mijë, me dokumenta zyrtare, 5 familjet kanë 65 mijë metra katrorë. 5 mijë metra ja dhuruan komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. Ku shkoi gjimnazi a e dini ju apo jo? E mori tokën Edi Rama me Bolinon, e morën me 1 Euro tokën dhe ndërtuan ndërtesën e shtypit.

Pyetje: Si ndiheni tani që gjykata ju kërkon të paraqiteni?

Sali Berisha: Një pjesë të vërtetës do ta them. Ndihem më i motivuar se kurrë në betejën time. Pjesa tjetër është kjo: 33 vite më parë, unë kam marrë vendim dhe ky ishte përballja me diktaturën, nuk ishte i lehtë. Kur unë vendosa t’i them mirupafshim, regjimi ishte i dobët, por mjetet i kishte të forta, por unë vendosa dhe e bëra për dinjitetin tim. Sot jam i motivuar si ato ditë dhe i gjithë sekreti i atyre që kanë menduar se mund të… Janë mjeran cilido që mendon se mund të më përkulë sepse unë e kisha betejë për dinjitetin tim. Nuk kisha asnjë ambicie tjetër.

Pyetje: Atëherë kishit në krah SHBA, sot nuk i keni?

Sali Berisha: Në atë kohë, përveç bashkëshortes time, nuk kisha asnjë njeri në tokë, të cilës u detyrova të ja mbush mendjen.

Blendi Fevziu: Me z.Malltezi keni komunikuar?

Sali Berisha: Sigurisht, dhe një moral të admirueshëm. E di ç’i thashë të atit mbrëmë? Duhet të jesh krenar me djalin. Ai ishte siç është. Nuk kalohet me procese politike, sepse nuk ka njeri në Shqipëri që thotë, më bëri presion, më kërkoi këtë. Të vetmen gjë që ka bërë ka zgjidhur problemin e atyre 42 familjeve dhe ka qenë ndërmjetës i shkëlqyer i pronarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH