Aktualitet

A rrezikon Berisha burg? Gazetarja sqaron akuzën dhe çfarë përcakton ligji

Shkruar nga Liberale
A rrezikon Berisha burg? Gazetarja sqaron akuzën dhe çfarë

Dje GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për ‘korrupsion pasiv’ sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Por a rrezikon burg Berisha? Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24, theksoi se akuza e ngritur nga prokuroria është e rëndë, dhe se për personat e tjerë është aplikuar masa e arrestit me burg.

Mes të tjerash ajo theksoi se në rastin e Berishës, mosha është një faktor që e ‘shpëton’ atë nga burgu, nëse faktohen akuzat.

“Kur çdo person që ka mbushur 70-vjeç, dhe zoti Berisha është më shumë se aq, 78-vjeç, në rastin konkret, vetëm për krime të rënda, si vrasje apo gjenocid, atëherë vendoset masa e dënimit me burg dhe procedohet për ulje të kufirit moshor.”, sqaroi Lala.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH