Aktualitet

A po funksionon Procesi i Bolonjës? Ekspertët e arsimit nga rajoni mblidhen për diskutime në Tiranë

Shkruar nga Liberale
A po funksionon Procesi i Bolonjës? Ekspertët e arsimit nga rajoni

Ekspertë të reformave të arsimit të lartë, studentë, dhe akademikë nga Shqipëria dhe vende të rajonit janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar në kuadër të procesit të Bolonjës mundësitë për ta çuar arsimin e lartë përpara në nivel kombëtar, rajonal dhe në zonën Evropiane.

Deri në maj 2024 organizatorët thanë se parashikohet që të zhvillohen një sërë aktivitetesh me përfshirjen e komunitetit të arsimi të lartë.

“Synojmë të mbledhim bashkë disa vende të rajonit si Kosova, Mali i Zi , për të diskutuar sfidat e arsimit të lartë, si ti përballojmë dhe shkojmë përpara në kuadër të internacionalizimit, është një nga eventet që po hap një periudhë të re për të promovuar dhe çuar përpara procesin e Bolonjës”,-tha Linda Pustina, eksperte e arsimit të lartë.

Ky aktivitet i cili synon rritje e informacionit në kuadër të procesit të Bolonjës, vjen menjëherë pas mbledhjes së task-forcës  për rritjen e ndarjes së njohurive në komunitetin e zonës evropiane të arsimit të lartë, në të cilin u diskua statusi aktual i zbatimit të plan veprimit të grupit dhe hapat e mëtejshme.

“Shqipëria nga vitin 2021 deri në 2024 mban sekretariatin e procesit të Bolonjës dhe drejtimin e saj për mes pozicionit të “vice chair” dhe në këtë kontekst do të zhvillohet edhe konferenca ministrore e gjithë ministrave të arsimit  të 49 vende pjesëmarrëse në hapësirën evropiane të arsimit të lartë në maj 2024 së bashku me forumin e politikave globale që do të mbledhë ministrat e arsimit të vende të tjerë nga e gjithë bota në Tiranë”, tha Linda Pustina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH