Aktualitet

A po e dëmton "Rithemelimin" procesi gjyqësor dhe akuzat e SPAK? Berisha: Unë po e mbroj atë

Shkruar nga Liberale
A po e dëmton "Rithemelimin" procesi gjyqësor dhe akuzat e

Për të disatën ditë radhazi, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në bashkëbisedim me gazetarët, ku ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK. Ai është pyetur nga gazetarët, nëse beteja e tij me drejtësinë po e dëmton "Rithemelimin", ndërsa Berisha u shpreh se është ai i cili po e mbron partinë më të madhe opozitare në vend nga një ‘proces i shëmtuar politik’.

"Si mund ta dëmtoj unë PD kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik të programit të saj?! Si mund ta dëmtoj? Përkundrazi, PD është dhe do mbetet trashgimtare dhe krenare e të gjitha këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë. E kam gjithçka parimore, programore që përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Të thuash ti se letrat me vlerë i futa në përdorim për dhëndrin tim, nuk ka marrëzi si kjo, ato kanë filluar të përdoren në 1995.

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim, por me trillime e shpifje kurrë nuk ka gjë që më detyron të tërhiqem, këto dëshmojnë se janë reforma nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë”, ka thënë Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH