Aktualitet

"Universitas" vjen në fundjavë me: A mund të manipulohet media?

Shkruar nga Liberale
"Universitas" vjen në fundjavë me: A mund të

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën "Polemika" do të lexoni "A mund të manipulohet media?", nga Klementin Mile.

"Njëri nga debatet e sotme në media trajton kapjen e medias nga politika, e kryesisht nga qeveria. Kjo lidhet me çështjen thelbësore të raportit ndërmjet medias dhe politikës, ku pyetja mbetet: A mund të ketë media tërësisht të manipuluar nga politika? Të gjithë ata që përgjigjen “Po” dhe habiten me “naivitetin” e pyetjes, me siguri harrojnë që një media që e gënjen publikun sistematikisht nuk i vlen askujt, pasi publiku nuk e beson dhe e injoron tërësisht ekzistencën e saj. Media, nga medium, është një lloj ndërmjetësi, një terren i mesëm midis palëve dhe duhet ta demonstrojë vlerën e saj si ndërmjetës për të dyja palët e përfshira. Kur palët janë politika dhe populli, ajo duhet të demonstrojë vlerën e saj jo vetëm si instrument i politikës, por edhe si instrument i popullit."

Më pas vjen një Profil nga Vladimir Myrtezai me titullin: "Prishila"

"Në portofolin e një burri ka gjithnjë një jetë të maskuar ose të fshehtë, si në çdo portofol tjetër të çdo gjinie apo lloji human. E çdo të ishte një jetë pa të tilla dhoma apo pa një sekret? Një jetë në shkretëtirë...."

Në rubrikën “OP-ED” do të lexoni një shkrim nga Carla Bleiker: “Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it"

"Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Trump, i cili ka zemëruar presidentin. Pasi Trump ishte ankuar disa herë në të shkuarën, se Twitter-i e kufizon lirinë e mendimit të përdoruesve konservatorë, tanimë ky rrjet social është në shënjestër të sulmit të tij të fundit politik. Të enjten presidenti amerikan nënshkroi një të ashtuquajtur Executive Order, urdhër ekzekutiv, i cili u heq mediave sociale të drejta të rëndësishme."

Ndërsa në “Campus” do të gjeni: "UET Alumni 2020/ 10 vjet më parë UET diplomonte brezin e dytë të studentëve"

"Ishte një mbasdite e nxehtë korriku e viti 2010, ku Universiteti Europian i Tiranës në vitin e katërt të jeëts së tij diplomoi brezin e dytë të studentëve. Nga fillimi deri në mbarim, të asaj pasdite ceremoniale në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të 10 viteve më parë janë mbajtur në peshë zemrat e qindra të rinjve, që janë diplomuar në këtë universitet, sidomos atyre të Fakultetit Ekonomik, të cilët ishin brezi i parë i të diplomuarve. Është pikërsiht ky brez i cili feston 10 vjetorin e diplomimit, ku ishin vendosur për herë të fundit ballë për ballë, të dyja palët pjesëmarrëse në ceremoni, studentët dhe përfaqësuesit e universitetit kanë shkëmbyer emocione pa fund duke sjellë në kujtesë momentet, sfidat dhe projektimin për të ardhmen për gajtë atyre tre viteve."

Duke qëndruar tek kjo rubrikë do të gjeni: "Perspektivat e gjeneratës së ardhshme në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë", nga Laura E Rumbley dhe Douglas Proctor

"Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë përgjithësisht konsiderohet një fenomen i ri - një fushë kërkimore, një fushë e praktikës profesionale dhe një ndërmarrje strategjike për institucionet e arsimit të lartë."

Dhe për ta mbyllur një tjetër "OP-ED" nga Ngaire Woods, Leany Lemos , me titull: "Të mësosh të jetosh me COVID-19"

Për më tepër lexoni suplementin “Universitas” të cilin e gjeni çdo të shtunë në Gazetën Liberale në print dhe online. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH