Aktualitet

A ka marrë fletëthirrje nga SPAK? Meta: Nuk përbën lajm nëse unë shkoj në prokurori

Shkruar nga Liberale
A ka marrë fletëthirrje nga SPAK? Meta: Nuk përbën lajm

Pas disa ditësh mungesë dhe shumë supozimesh për arratisjen e tij, ish-presidenti Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i PL-së ka dalë ne nje konferencë për mediat, duke folur për çështjen e inceneratorëve dhe akuzat ndaj Berishës nga SPAK.

I pyetur nëse ka një fletëthirrje për në SPAK lidhur me çështjen ÇEZ-DIA-s apo për çështjen austriake, Ilir Meta e ka mohuar, dukr thënë se ka shkuar në SPAK për të bërë denoncime.

“Këto janë lajme tërësisht banale. Pse janë banale? Se janë pa përmbajtje, pa materie janë tema të lodhura. Nuk përbën asnjë lajm që Ilir Meta të shkojë te SPAK apo në prokurori. Se ky është dallim i fortë i Ilir Metës me Edi Ramën apo cilindo tjetër. Kam qenë në SPAK si kallëzues, me letra dhe fakte. Kurrë nuk janë hapur shumë prej atyre çështjeve. Do të shkoj kudo ku do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, apo aktivitetit im si politikan dhe qytetar. Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta ‘fet e fët’. Mbetëm në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Ekziston një çështje ‘Meta për Edi Ramën, model i transparencës që Meta ka ndjekur gjithmonë.”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH